Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ky subjekt tashmë do të fillojë dhe procesin e kujdestarisë.
Në një komunikatë të dërguar për media, thuhet se nënkryetari i parë, njëherit kryetar i komunës së Podujevës Agim Veliu i ka prirë këtij procesi, transmeton Llapi.info.
Ditëve të ardhshme do të jenë nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm i LDK-së dhe anëtarë tjerë të kryesisë që do të mbajnë kujdestari.
Sipas kësaj partie, arsyeja që po mbahet kjo kujdestari është qëllimi i vetëm, që LDK-ja të jetë pranë çdo qytetari./Llapi.info