Komuna e Podujevë ka emëruar ish-ushtruesin e detyrës së drejtorit në QKMF në Podujevë, Zaim Thaçin drejtor të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, njofton Llapi.info
Komuna këtë e ka bërë publike edhe më parë kurse sot, ka shkruar se Thaçin e ka vizituar zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari.
Më poshtë ja edhe njoftimi i komunës:
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Zaim Thaçi, ka pritur sot në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Besart Jashari, me te cilin ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve në fushën e mirëqenies sociale për komunitetet pakicë.
Në fokus të takimit të sotëm të drejtorit Thaçi me zv.ministrin Thaçi shte implementimi sa më i shpejtë i memorandumit të bashkëpunimit për mbështetjen e komuniteteve pakicë në Podujevë, i cili ditë më parë është nënshkruar në mes të
Komunës së Podujevës, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Grupit Parlamentar 6+ (GP 6+), sipas të cilit parashihet financimin e projektit “Mbështetje Komuniteteve” në Komunën e Podujevës.
Projekti do të financohet nga MPMS, ndërsa, kostoja e realizimit është 20 mijë euro, ku parashihet të ndërtohen dy shtëpi me sipërfaqe prej 65 metër katror.
Zv-ministri Jashari, shprehu shqetësimin e tij për problemet që komunitetet pakicë në komunën e Podujevës kanë lidhur me çështjen e pronave. Ai kërkoi nga Komuna e Podujevës t’u krijohen lehtësira dhe pronat që ata shfrytëzojnë t’u barten në pronësi të tyre.
Drejtori Thaçi shprehu gatishmërinë e Komunës së Podujevës për të proceduar sa më parë me obligimet që dalin nga memorandum i bashkëpunimit dhe shprehu u zotua se do të angazhohet, që në bashëpunim edhe me drejtoritë kompetente, për zgjidhjen e problemit të çështjes së pronave të komuniteteve pakicë.