Në vizitën e fundit që kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i bëri qytetit të Podujevës, ai adresoi shumë kritika pushtetit aktual në këtë qytet duke thënë se Podujeva ka shumë probleme dhe ka mbet e pazhvilluar.
Mirëpo, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu nuk është në dijeni se çfarë kritikash ka adresuar i pari i AAK-së, madje ai thotë se edhe nëse Haradinaj ka bërë ndonjë kritikë, e ka bërë sa për t’u bërë qefin shoqëruesëve të tij gjatë asaj vizite.
“Unë nuk e di cilat kritika i ka adresuar ai. Me Haradinajn unë kam pas rast me punue një kohë bashkë, kam njohje të mirë me të edhe nuk e besoj nëse ka adresuar ndonjë kritikë, ndoshta e ka ba sa për me ua ba qefin atyre që e kanë shoqërue gjatë asaj vizite.”- ka thënë Veliu.
Veliu gjithashtu ka thënë se qyteti i Podujevës është një qytet i lirë që mund t’a vizitojë çdokush pasiqë ka vende të mira për tu shetitur.
“Kemi krijuar ambiente të mira për sheti qoftë për Haradinajn ose për këdo qoftë, edhe për ndonjë kafe në një vend të bukur e atraktiv”- ka thënë ndër të tjera Veliu.
Llapi.info ka raportuar për vizitën e Haradinajt në Komunën e Podujevës si dhe për kritikat që ai i ka bërë gjatë asaj vizite./Llapi.info
Lexo edhe këtë: Haradinaj: Podujeva ka mbet e pazhvilluar dhe me shumë probleme