Tre deputetët e LDK-së, Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj morën afro 400 euro, vetëm pse ishin prezentë në seancën e djeshme.
Këta deputetë, që s’ia mundësuan kuorumin votimit për president, do të marrin mëditje secili nga 120 euro.
Ndërsa, për dy e më shumë seanca gjatë një muaji deputetët maksimalisht paguhen 240 euro, pa prekur këtu rrogën bazë.
Ndryshe, deputeti nga Llapi, Agim Veliu deklaroi se nuk do të votojë asnjëherë për Vjosa Osmanin.
Kurse, ish-kryeminsitri, Avdullah Hoti ka kundërshtuar t’i bëjë kourumin Osmanit, duke paralajmëruar madje edhe dorëheqjen nga posti i deputetit.
Vlen të theksohet se shtetet e QUINT-it, konkretisht Ambasada e SHBA-së, u ka bërë thirrje gjithë deputetëve të Parlamentit që të rrinë në sallë dhe të bëjnë kourumin për votimin e presidentit.
PDK dhe AAK kanë kundërshtuar ta bëjnë një gjë të tillë.