Aksionit të sotëm “Ta pastrojmë Kosovën” në Podujevë iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, njofton Llapi.info.

Si rezultat i këtij aksioni u bë pastrimi dhe largimi i deponive ilegale në qytet si dhe në disa fshatra të Podujevës.

Veliu tha se edhe para disa ditëve ka pasur aksion për pastrimin e ambientit në përgjithësi dhe se Komuna e Podujevës e ka mbështetur dhe e ka përkrahur edhe aksionin e sotëm.

“Ne qe disa kohë e kemi formue në Komunë një ekipë e cila është marrë me përgatitjen për këtë ditë, kemi bisedue edhe me kompanitë publike që merren me grumbullimin e mbeturinave, njëra është edhe private që vepron në Podujevë. Por krahas këtyre kemi angazhuar edhe kompani tjera që me vullnet janë bashkangjitë, nuk kemi pasur deri tash asnjë vështirësi.”- tha ndër të tjera Veliu.

Mirëpo, Veliu si vëshirësi ka përmendi faktin se komuna e Podujevës është komuna me hapësirë më të madhe në Kosovë dhe ka deponi ilegale të krijuara, mirëpo sipas Veliut ato deponi janë eliminuar vazhdimisht edhe viteve të kaluara.

Gjatë aksionit të sotëm janë larguar mbeturinat nga 20 deponi ilegale.

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” është realizuar me angazhimin e vullnetarëve të iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën” Qendrës Rinore, Iniciativës Vullnetare RB, nxënësve nga grupi i ekologëve të rinjë nga shkolla “Naim Frashëri”,si dhe kompanitë “Bini”, “Vëllezërit Hyseni”, “Toifor”, “Vakal”, “Vëllezërit Sahiti”, “Batatina”, “Eing Com”, “Keni” dhe dy kompanitë për grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave që veprojnë në Komunën e Podujevës “Pastrimi” dhe “Natyra”./Llapi.info

agim veliu2
ta pastrojme kosoven
ta pastrojme kosoven2