Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë pas tryezës se ekziston një konsensus i të gjitha subjekteve politike dhe koalicionit qeverisës që të adresohen temat me interes nacional.
“Tryezat duhet të vazhdojnë, për arsye se koalicioni qeverisës nuk e ka një shumicë për tema të thjeshta e lërë më interesin nacional”, ka thënë Veliu, njofton Klan Kosova.
“Vullneti i LDK-së është që të arrijmë një konsensus për këto tema dhe ta diskutojmë edhe çështje të legjitimitetit të institucioneve të Kosovës. Tryeza të tilla presim që të organizojnë edhe subjektet tjera”, ka thënë Veliu që ka përfaqësuar LDK-në në këtë tryezë në mungesë të kryetarit të partisë, Isa Mustafa, për shkak të problemeve më shëndetin.
“Nëse nuk gjejmë marrëveshje për takimin e temave të mëdha do të veprojmë siç jemi deklaruar më herët. LDK është e gatshme nëse arrihet marrëveshje të krijojë shumicë për tema të mëdha. Sigurisht për ta dhënë kontributin tonë për ta mbështetë qeverinë duhet të dimë afat kohore”.