Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është kryetari i tretë në Kosovë me numrin më të madh të premtimeve të bëra gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, njofton Llapi.info.
Mirëpo, edhe pse ka numër të madh premtimesh, deri më tani asnjë prej tyre nuk figuron në platformën e Institutit për Studime të Avancuara GAP, që janë regjistruar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të vitit 2017. Rezultati ende është zero.
Më së shumti premtime ka bërë kreu i Fushë-Kosovës, Burim Berisha 42, pastaj ai i Obiliqit, Xhafer Gashi 34 dhe në fund Agim Veliu me 32 premtime.
Zyrtarët e Institutit për Studime të Avancuara GAP kanë thënë se vlerësimi i përmbushjes ose jo të këtyre premtimeve do të fillojë në pjesën e dytë të vitit.
Veliu gjatë fushatës elektorale më së shumti premtime pati bërë për fushën e infrastrukturës me 20 sosh, 7 në fushën e e shërbimeve publike, 3 në fushën e arsimit (për ndërtim të shkollave) dhe 2 premtime në shëndetësi./Llapi.info
Më poshtë mund të lexoni secilin nga premtimet e bëra nga Veliu:
Nga 32 premtime që kishte bërë Veliu, as edhe një i vetëm nuk ka filluar të realizohet