Kandidati për Kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Agim Veliu, ka shprehur bindjen e tij se do ta fitojë sërish këtë komunë në zgjedhjet e 22 tetorit, njofton Llapi.info.

“Podujeva prapë do të jetë bastion i Lidhjes Demokratike”, tha Veliu në Magazinën Lokale të Klan Kosovës.

“Nuk do të thyhet”, shtoi ai.

Ai tha se qytetarët e Podujevës e dinë programin dhe premtimet për mandatin e ardhshëm.

“Jam shumë i sigurt që do të vazhdojmë të qeverisim me Podujevën siç kemi qeverisur në të gjitha mandatet nga paslufta deri më sot” tha Veliu.

Sipas tij, arritjet në Podujevë janë të prekshme, ndërsa vijoi duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka një program të hartuar nga profesionistët më të mirë të fushave që ata i kanë.

Veliu tha se ky program është fillimisht i bazuar në mundësitë buxhetore dhe në nevojat e kërkesat e qytetarëve.

Ndër të tjera, ai tha se kanë avancuar shumë në infrastrukturë, në pastrime lumenjsh, në trotuare dhe ndriçim.