Në përvjetorin e gjashtëmbëdhjetë të vrasjes së veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafës, Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, bëri homazhe pranë varrit të tij në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Sipas Veliut është e pakuptimtë që gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Mustafës të kërkohet zbardhja e vrasjes së tij, transmeton Llapi.info.

“Gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes së Xhemës, është e pakuptimtë që nga institucionet e drejtësisë të kërkohet zbardhje e vrasjes. Sot kërkojmë dënimin e dorës kriminale, e cila bëri këtë vrasje makabër në lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veliu në rrjetin social Facebook.

Më tutje Veliu ka shkruar se do të mbetet i përjetshëm kujtimi për Xhemën.

Kujtojmë që Xhemail Mustafa u vra më 23 nëntor të vitit 2000 në hyrjen e banesës së tij, në lagjen Dardania në Prishtinë. Edhe pas gjashtëmbëdhjetë viteve të vrasjes së tij akoma nuk dihet dorasi që i mori jetën. Përveç veprimtar i LDK-së, Mustafa ishte edhe këshilltar i Presidentit Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova./Llapi.info