Nën udhëheqjen e Kryetarit të Komunës, Agim Veliu, është mbajtur takimi i Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Podujevës, ku u bisedua lidhur me dinamikën e realizimit të projekteve të planifikuara dhe procedimin e tyre, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Podujevës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës, Agim Veliu, në mbledhjen e mbajtur sot, ka debatuar për prioritetet e Ekzekutivit dhe dinamikën e realizimit të projekteve, që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti.

Veliu kërkoi angazhim nga drejtorët që të iniciojnë procedurat në harmoni me Ligjin e Prokurimit Publik për realizimin e projekteve të planifikuara.

Veliu gjithashtu kërkoi respektimin afateve kohore dhe mbikëqyrje sistematike të cilësisë së kryerjes së punëve nga operatorët ekonomikë.
Gjithashtu nga drejtorët u kërkua që të identifikohen nevojat dhe kërkesat shtesë për investime dhe të njëjtat të përcillen edhe në ministritë përkatëse të Qeverisë së Kosovës.

Drejtorë prezantuan ecurinë e projekteve që kanë filluar të realizohen dhe ato që janë të planifikuara për këtë vit dhe dinamikën e paraparë për realizimin e tyre. /Llapi.info