Përderisa bora e madhe ka bërë që shumë rrugë të komunës së Podujevës të jenë bllokuar, kryetari Agim Veliu ka thënë se rrugët po vazhdojnë të hapen.

Në një postim në rrjetin social Facebook Veliu ka shkruar se pririoritet janë institucionet shëndetësore, pacientët me hemodializë dhe raste të ndryshme emergjente.

“Kompania e kontraktuar për mirëmbajtën e rrugëve gjatë dimrit me mekanizmin e saj vazhdimisht është në teren dhe po bën hapjen e rrugëve, të cilat kryesisht janë mbyllur nga orteqet si pasojë e bartjes së borës nga erërat e forta. Prioritet në mirëmbajtjen e rrugëve i kemi dhënë qasjes në institucionet shëndetësore, pacientëve me hemodializë dhe rasteve të ndryshme emergjente”, ka shkruar Veliu.

Por qytetarë të shumtë në adresë të portalit Llapi.info kanë dërguar shumë foto dhe video ku shihen rrugë të bllokuara e që trashësia e borës sipas tyre ka arritur deri në 2.5 metra.

Nga fshati Balloc i Podujevës ka arritur një video ku sipas një banori, kanë mbetur të bllokuar 40 familje dhe lartësia e orteqeve ka mbërritur deri në 2.5 metra.

Banorë të lagjes së “Nishefcëve” kanë kërkuar nga komuna e Podujevës që të dërgohen paisjet për ta hapur rrugën pasi që sipas tyre nuk po munden të lëvizin.

Video: