Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu, është takuar sot me kryetarët e degëve të LDK-së, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur vet Veliu ku përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka shkruar se në këtë takim është vlerësuar se vendi ka hyrë në krizë institucionale.
“Në takim me Kryetarët e Degëve të LDK-së, vlerësuam edhe një herë se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike. Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së LDK-së, lidhur me zhvillimet e fundit politike. Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë.”, ka shkruar Veliu.
Sipas Veliut, kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me stukturat e degëve për të bërë përgatitjet për zgjedhje.
“Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgaditjet për zgjedhjet e parakohshme.Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me stukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje. Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve” ka shkruar ai./Llapi.info