Në zgjedhjet e 8 qershorit të vitit 2014, Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte renditur forca e dytë politike në vend. Por, tani LDK po pretendon se është me e fuqishme se atëherë. Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu thotë se kjo parti po fuqizohet gjithnjë e më shumë dita ditës.

Rezultati i dobët i LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, sipas tij, nuk e pasqyron fuqinë e kësaj partie në nivel vendi.

“Nuk mund të bëhet kurrfarë lidhje mes rezultatit zgjedhor në Drenas dhe fuqisë tonë në nivel vendi. Sepse kjo nuk mund të ndërlidhet. Por, sidoqoftë tani LDK është shumë më e fuqishme përfshire edhe zgjedhjet e vitit 2014”, ka thënë Veliu për ‘Indeksonline’.

Kryetari i komunës se Podujevës e pranon se LDK nuk po arrin të bëjë për vete votuesit e Drenasit dhe për këtë ai ka një arsye.

“Në Drenas nuk ka ndodhë asgjë. Raporti i forcave qysh ka qenë. LDK nuk ka shënuar rritje ka mbetur aty ku ka qenë. Atje nuk kemi ndonjë fuqi për shkak të rrethanave qe dihen tashmë. Mirëpo, besoj shumë shpejt kemi me pas fuqizim edhe atje”, ka shtuar Veliu.

I pyetur se çka do të thotë për një parti qe udhëheq me qeverinë ky rezultat kaç i dobët për Drenas, Veliu thotë se partia e Isa Mustafës nuk e përdor qeverinë për interesa partiake.

“Në komunat e Drenicën si parti kem kërkuar me pas rregullsi dhe mos me u mbush kutitë me dalë votues aq sa janë dhe me i kry obligimet e veta e jo me dal 90 e 120 %”, ka përfunduar ai.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit, LDK mori vetëm 5% të votave të përgjithshme në garën për kryetar të Drenasit.