Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe ushtarët e oficerët me të cilët shërbeu Baki Ejupi, i cili ndërroi jetë gjatë ditës së sotme në vendin e tij të punës, njofton Llapi.info.

Veliu në një postim në Facebook ka thënë se FSK humbi një ushtarak, kurse Llapi qytetarin e saj shembullor.

“Me dhembje të thellë mora lajmin për vdekjen e papritur të nënoficerit të FSK-së, kapterit Baki Ejupi. Me vdekjen e tijt ë hershme Forca e Sigurisë së Kosovës humbi një ushtarak, kurse Llapi humbi qytetarin e saj shembullor. Duke ndarë dhembjen me juve, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ejupi, pjesëtarët e FSK-së, miqët dhe shokët e Bakiut!”, ka shkruar Veliu.

Ejupi ndërroi jetë në moshën 45-vjeçare pas një ataku kardiak./Llapi.info