Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Grupin punues për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Podujevës.
Me qëllim të implementimit të projektit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Podujevës, Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur takimin e parë me Grupin punues të ngritur për këtë çështje, thuhet në kumtesën komunale, njofton Llapi.info.
Në këtë takim morën pjesë: komandanti i Stacionit Policor të Podujevës, Bekim Bislimi, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Ismet Zymeri dhe përfaqësuesja e ICITAP-it, Remzie Ibishi – Ibrahimi.
Gjatë takimit u bisedua për koordinimin e aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të angazhimeve të përbashkëta, për realizimin e këtij projekt të rëndësishëm për sigurinë e qytetarëve në qytetin e Podujevës.
Veliu shprehu gatishmërinë e tij të plotë për angazhim maksimal në këtë drejtim, duke e vlerësuar këtë projekt me rëndësi për qytetarët e Podujevës dhe si ndihmesë për institucionet e sigurisë.
Partnerët e Komunës së Podujevës shprehën përkushtim për bashkëpunim në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm./Llapi.info