Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takimin e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për dinamikën e realizmit projekteve dhe shpenzimet buxhetore për vitin 2019, transmeton Llapi.info.
Në takimin e sotëm drejtorët komunalë kanë raportuar për dinamikën e realizmit të projekteve të planifikuara për këtë vit.
Gjatë këtij takimi, gjithashtu është diskutuar dhe raportuar lidhur me shpenzimet e buxhetit për vitin 2019.
Në mbledhjen e sotme është diskutuar edhe për procesin e zhvendosjes së administratës komunale në objektin e ri.
Lidhur me këtë çështje u tha se tashmë disa sektorë janë transferuar në objektin e ri dhe brenda pak ditësh do të përfundojë ky proces. Prandaj, u kërkua mirëkuptim nga qytetarët, të cilëve, derisa përfundojë i tërë procesi i zhvendosjes, do t’iu duhet të lëvizin në dy objektet për të marrë shërbimet administrative./Llapi.info