I pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu është shprehur se mbështetja dhe subvencionet në bujqësi vazhdon të jetë njëri ndër prioritetet kryesore të qeverisjes në Podujevë, njofton Llapi.info
Veliu këto komente i ka bërë përmes një postimi në Facebook, duke shtuar se për fermerët e vyeshëm llapjanë do të rritet përkrahja.
“Mbështetja dhe subvencionimet në sektorin e bujqësisë vazhdojnë të mbeten ndër prioritetet kryesore të qeverisjes në Podujevë. Fermerët e vyeshëm llapjanë janë shndërruar në storie suksesi, andaj edhe përkrahja jonë për ta do të vazhdojë të rritet. Sot vizitova dy prej tyre, me qëllim që të njihem me punën dhe suksesin e tyre. Sigurisht që kërkesat e fermerëve do të jenë pjesë themelore e planifikimeve të mbështetjes sonë gjatë viteve në vazhdim” ka shkruar Veliu./Llapi.info