Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takim Mark Wood, drejtor i Programit të USAID-it/Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, me të cilin bisedoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe investimeve në bujqësi, thuhet në informatën e komunës, transmeton Llapi.info

Në takimin e sotëm, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtor i Programit të USAID-it/Zhvillimi Bujqësor dhe Mundësitë Rurale, Mark Ëood, biseduan për rezultatet e bashkëpunimit të deritashëm dhe shqyrtuan mundësitë për investime të reja në sektorin e bujqësisë.

Kryetari Veliu vlerësoi lart bashkëpunimin e deritashëm me USAID-in dhe mirëprit gatishmërinë e Wood që të vazhdojnë me projekte të reja.

“Me përkrahjen e USAID-it do të vazhdojmë subvencionimin e fermerëve në kultivimin e pemtarisë së imtë dhe të dredhëzës. Gjithashtu, do të angazhohemi në krijimin e kushteve për ngritjen e kapaciteteve përpunuese të mjedrës, me qëllim të ofrimit të mundësive që fermerët tanë ta plasojnë me çmim sa me të volitshëm këtë produkt”, tha kryetari Veliu./Llapi.info/