Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka qenë pjesëmarrës në prezantimin e Shoqatës së Grave “Antika” në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Kjo është e bërë e ditur nga një postim i Veliut në faqen e tij “Facebook” ku ka thënë “Shoqata ka mbledh rreth vetes gra punëtore, të cilat synojnë që përmes punës të sigurojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.”
Po ashtu përmes postimit ai bën të ditur se u ka premtuar atyre mbështetje si dhe sigurimin e mjeteve për ta zhvilluar e veprimtarinë, prodhimin dhe plasmanin e produkteve punë dore.
Postimi i plotë:
“Sot mora pjesë në prezantimin e Shoqatës së Grave “Antika” në Podujevë.
Shoqata ka mbledh rreth vetes gra punëtore, të cilat synojnë që përmes punës të sigurojnë të ardhura për vete dhe familjet e tyre.
U premtova mbështetje në sigurimin e kushteve për ta zhvilluar veprimtarinë, prodhimin dhe plasmanin e produkteve të tyre punë dore.”