Me vetëm një manifestim, kreu i Podujevës Agim Veliu për 7 mars, Ditën e mësuesit ka ndarë mirënjohje vetëm për disa mësimdhënës nga Podujeva.

Sipas një njoftim të tij në Facebook,  Veliu këtë e ka bërë për t’i nxitur të gjithë për punën e bërë në arsimimin dhe edukimin e brezave.

Por nuk dihet se si janë përzgjedhur këta mësimdhënës si më të dalluarit nga Veliu.

Postimi i plotë.

Me një manifestim solemn shënuam 7 Marsin – Ditën e Mësuesit .

Për nder të kësaj dite nderuam e vlerësuam lart rolin e jashtëzakonshëm të mësuesve shqiptarë nëpër kohë e rrethana të ndryshme. Në shënimin e kësaj dite, ndava mirënjohje post-mortum për mësuesit llapjanë, të cilët ndërruan jetë brenda vitit të fundit shkollor.

Me mirënjohje nderuam edhe kontributin e atyre që u pensionuan gjatë kësaj periudhe, si dhe vlerësuam më të dalluarit për t’i nxitur e motivuar të gjithë për punën e bërë në arsimimin dhe edukimin e brezave. A.V.

Për më shumë kliko këtu