Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e urës, e cila mundëson lidhjen e rrugës nga perëndimi i lumit Llap me qendrën e qytetit, njofton Llapi.info

E për t’i parë nga afër këto punime të urës së re dhe rrugës, sot kanë dalë edhe kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënkryetari Nexhmi Rudari, Drejtori i Urbanizmit Hamdi Jaha dhe kryetari i Kuvendit Komunal në Podujevë, Fatmir Gashi.

I pari i Podujevës Agim Veliu, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se ndërtimi i unazës së brendshme të qytetit i hap rrugë ndërtimit të Bulevardit të Qytetit.

“Vizitë punimeve në ndërtimin e unazës së brendshme të qytetit. Realizimi i këtij projekti lehtëson qarkullimin në komunikacionin brenda qytetit dhe i hap rrugë projektit të madh, ndërtimit të Bulevardit të Qytetit”, ka thënë Veliu.

Kujtojmë se gurthemeli urës së re është vendosur më 11 nëntor të vitit të kaluar./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim VeliuFotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu