Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka bërë me dije se sot ishte prezent në akademinë përkujtimore me rastin e shënimit të 72 vjetorit të rënies së komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica, njofton Llapi.info.

Përmes një postimi në “Facebook” ai ka thënë se ndihet krenar që llapjanët e pritën në mënyrën më të mirë Çetën e Shaban Polluzhës dhe i thanë jo shkuarjes së tyre në frontin e Sremit.

“Sot mora pjesë në akademinë përkujtimore në 72-vjetorin e rënies së komandantëve Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica.
Më vjen mirë që institucionet shtetërore organizuan akademi për ta përkujtuar heroizmin e tyre dhe për tu zbardhur e vërteta rreth angazhimit antikomunist të Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Jam krenar që llapjanët e pritën në mënyrën më të mirë Çetën e Shaban Polluzhës dhe i thanë jo shkuarjes së tyre në frontin e Sremit”, ka shkruar ai.