Nënkryetari i parë i LDK-së dhe kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, sot ka udhëhequr mbledhjen e kryesisë së kësaj partie në këtë komunë, njofton Llapi.info.

Me këtë rast, Veliu ka thënë se në këtë takim është biseduar edhe për përgatitjet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Sot, në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së në Podujevë biseduam lidhur me përgatitjet për zgjedhjet e 6 tetorit. Po ashtu, diskutuam edhe për hapat që do të ndërmerrim si degë me qëllim të mobilizimit të anëtarësisë për punë të përbashkët, për arritjen e fitores së radhës”, ka deklaruar Veliu në një postim në Facebook./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor