Kryetari i komunës së Podujevës Agim Veliu në një intervistë dhënë sot për programin e mëngjesit në RTK, nuk e ka mohuar mundësinë e rikandidimit për kryetar komune në zgjedhjet e ardhme komunale.

I pyetur se a do të kandidosh për kryetar në zgjedhjet e ardhshme komunale, ai u përgjigj se vendimin për kandidim do ta zgjedh vet së bashku me organet e LDK- së, njofton Llapi.info.

“Në këtë moment jam i preokupuar me projektet të cilat janë në rrjedhë dhe projekte që janë të parapara për vitin e ardhshëm edhe do të kemi kohë sigurisht që mendojmë edhe ti diskutojmë punët tona se cili do të jetë edhe vendimi im edhe vendimi i organeve të partisë, LDK- së në këtë rast” ka thënë Veliu.

Në këtë intervistë, Veliu ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme. Ai ka thënë se është ithtar i mbajtjeve të zgjedhjeve në afat të rregullt duke mos dashur t’i komentoj deklaratat Kryetarit të PDK- së Kadri Veseli./Llapi.info