Kreu i komunës së Podujevës, Agim Veliu nuk ka marrë pjesë në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të heroit Zahir Pajaziti, shkruan Llapi.info.

Për të mësuar shkaqet e kësaj mospjesëmarrje Llapi.info ka kontaktuar Veliun por ai e ka mbyllur telefonin sapo është pyetur për arsyen e mospjesëmarrjes.

Nga komuna e Podujevës i  pranishëm ishte nënkryetari Nexhmi Rudari.

Ndërsa të pranishëm nuk ishin as kryeministri Isa Mustafa, presidenti Hashim Thaçi e as kryekuvendari Kadri Veseli.