Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka vizituar sot arat e fermerëve llapjanë, ku ka përjellur nga afër fushatën e korrje – shirjeve në këtë komunë.

Kryetari Veliu, i shoqëruar nga Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Avni Fetahu, kanë vizituar fshatin Bajçinë, ku me këtë rast Veliu ka thënë se beson që edhe sivjet do të ketë rendimente të mira të grurit për bujqit llapjanë.

Më tej, Veliu ka thënë se Podujeva është komunë bujqësore, prandaj në vazhdimësi po i jepet prioritet bujqësisë, duke rritur edhe buxhetin e subvencionimeve në Drejtorinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në anën tjetër, Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural i Komunës së Podujevës, .Avni Fetahu, njëherësh kryetar i komisionit Komunal për përcjelljen e fushatës së korrjeve ka thënë se këtë vit gruri është i cilësisë së mirë dhe rendimentet sillen prej katër deri në pesë ton për hektarë.

Sivjet në komunën e Podujevës kanë qenë të mbjellura gjithsejt 6. 720 hektarë grurë./Llapi.info