Kreu i Podujevës Agim Veliu, manifestimin e mbajtur nga komuna me mësimdhënës për 7 mars, Ditën e Mësuesit e ka përdorur indirekt për të bërë fushatë politike, kështu duke përmendur të arriturat e tij dhe duke premtuar për kushte shumë më të mira.

Në këtë manifestim para mësimdhënësve ai ka përmendur edhe trotuare, ngrohjet e instaluara në shkolla, klasat e bashkangjitura për fëmijët me nevoja të veçanta si dhe hapjen e Qendrës për Autizëm.

Por Veliu nuk u ndal me kaq, ai gjithashtu përmendi funksionalizimin objekti i ri i shkollës “Luigj Gurakuqi” në Batllavë, vazhdimin në punët në përfundimin e objektit të shkollës “Emin Duraku” në Bajçinë. Si dhefillimin e ndërtimit të  objektit të shkollës “Dituria” në Llapashticë të Poshtme.

“Paralel më këtë, ne jemi duke ndërtuar trotuare në rrugët që çojnë afër shkollave në gjithë territorin e komunës. Shumicën e shkollave i kemi bërë me ngrohje qendrore dhe kemi filluar t’i pajisim me laboratorë e kabinete për të përmirësuar cilësinë në mësimdhënie e në të nxënë”.

“Rëndësi të posaçme u kemi kushtuar edhe nxënësve me nevoja të veçanta dhe përveç një numri të madh të nxënësve të këtyre kategorive që kemi arritur t’i integrojmë në klasë të rregullta ne kemi edhe klasat e bashkëngjitura në shkollën fillore e të mesme të ulët “Kongresi i Manastirit” në Gllamnik. Po ashtu kemi hapur edhe Qendrën e Autizimit në kuadër të shkollës “Ibrahim Rugova” me staf profesional në mënyrë që këta fëmijë mos të jenë të detyruar të udhëtojnë gjer në Prishtinë për të marrë shërbimet e tyre”, tha kryetari Veliu, duke përmbyllur fjalën e tij në këtë solemnitet me thënien e shkrimtarit të njohur Dan Broën: “Dituria rritet në mënyrë eksponenciale. Sa më shumë që dimë, është më e madhe aftësia jonë për të mësuar dhe më shpejtë zgjerojmë bazën e diturisë sonë”, ka thënë ai.

Komuna e Podujevës jonë ka rreth 20.000 nxënës dhe mbi 1.330 mësimdhënës ne 41 institucione arsimore, me mbi 65 objekte shkollore./Llapi.info/