Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar qytetarët me rastin e Vitit të Ri 2020, njofton Llapi.info.
Gjersa ka uruar Vitin e Ri, Veliu ka thënë se po përmbyllet një vit i suksesshëm në realizimin e projekteve.
“Po përmbyllim një vit të suksesshëm në realizimin e projekteve dhe obligimeve që kemi marr, në shërbim të qytetarëve. Viti që po lëmë pas zë vend në sukseset tona në bërjen e cilësisë së jetës dhe mirëqenies së përgjithshme. Kemi bërë shumë gjëra të mira bashkë. Edhe gjatë vitit 2020 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve të nisura për zhvillimin e gjithmbarshëm të Komunës sonë. Uroj që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, të keni mirëqenie, begati, gëzim e harmoni në familjet tuaja!
Gëzuar Viti i Ri 2020”, thuhet në urimin e Veliut./Llapi.info