Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, po qëndron në një vizitë zyrtare në Bashkinë Westerstede të Gjermanisë, ku sot ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e biznesit të kësaj bashkie, njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info.
Në ditën e parë të vizitës në Westerstede, Veliu ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e bizneseve të kësaj bashkie, ku është biseduar për gjetjen e formave të bashkëpunimit dhe investimeve të drejtpërdrejta të kapitalit gjerman në Podujevë.
Ndërsa, nesër Veliu do të zhvillojë një takim me kryetarin e Westerstedes, Klaus Gross.
“Në kuadër të kësaj vizite, kryetari Veliu do të realizojë edhe disa vizita dhe takime në institucione të tjera të kësaj bashkie”, thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim në Komunën e Podujevës./Llapi.info