Asnjë cent nuk është paraparë për ndërtimin e Qendrës së Kulturës në Podujevë me buxhetin e vitit të ardhshëm.
Praktika e zyrtarëve komunalë që të ndajnë 150, e herë 200 mijë euro për këtë projekt e pastaj të ridestinohen për çështje të tjera jashtë kulturës duket se është ndërprerë, shkruan sot Koha Ditore.
Komunarët po presin që këtë projekt ta financojë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ose edhe ndonjë donator tjetër.
Shefi i Grupit të këshilltarëve të PDK-së, Rafet Llapashtica, ka thënë se për çdo vit Komuna i jep nga 150-200 mijë euro për Shtëpinë e Kulturës, ndërsa ajo nuk ndërtohet asnjëherë, shkruan Koha Ditore.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)