Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu sot ka mbajtur takimin përmbyllës me gazetarë për vitin 2016.

Në këtë takim, Veliu ka folur për ta arriturat e komunës dhe ka falënderuar gazetarët për informimin dhe bashkëpunimin e tyre me komunën, transmeton Llapi.info.

Si projekte të realizuara të komunës, Veliu ka përmendur ndërtimin e objektit të gjendjes civile në Orllan, Qendrat e Mjekësisë Familjare në Batllavë dhe Bradash, ndërtimin e terreneve sportive në shkollën në Lluzhan, Shterim dhe Lladoc.

Më tej, Veliu ka përmendur ndërtimin e rrethojave në oborrin e shkollës në fshatin Siboc, fshatin Llapashticë e Epërme dhe Bradash.

Ndërsa për lidhjen e rrugëve ai ka përmendur ndërtimin e disa urave dhe rrugëve si dhe zgjerimin dhe pastrimin e lumenjve.

Gjithashtu për këtë vit, Veliu ka përmendur edhe mbështetjen me subvencione që u është bërë fermerëve dhe bujqve të Podujevës./Llapi.info