Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, priti në një takim boksierin llapjan Tefik Bajrami, të cilin e përgëzoi për titullin e kampionit Interkontinental WBF, në boksin profesionist.
Gjatë takimit të sotëm me boksierin Tefik Bajrami, Veliu e ka përgëzuar boksierin llapjan për fitoren ndaj boksierit kroat Marino Goles në meçin e së shtunës, i cili u zhvillua në Sallën e Sporteve “Hakif Zjenullahu” në Podujevë, thuhet në kumtesën komulane, njofton Llapi.info.
Veliu uroi boksierin Bajrami që titulli i kampionit Interkontinental WBF (World Boxing Federation) të jetë një hap drejt titullit të kampionit të botës në këtë version të boksit profesionist.
Boksieri Bajrami falënderoi kryetarin Veliu për përkrahjen e vazhdueshme që ka marrë në meçet e tij të zhvilluara, duke premtuar suksese të reja në rrugën drejt titullit të kamionit të botës në boksin profesionist./Llapi.info