Kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, në një transmetim direkt për RTK-në, në programin e mëngjesit ka folur për gjendjen e komunës së Podujevës, njofton Llapi.info
Veliu tha se kanë filluar punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë- Podujevë, sipas tij nga punimet në këtë rrugë do t’iu lehtësohet qarkullimi i qytetarëve
Tutje Veliu në kuadër të infrastrukturës shtoi se në rrugën e qendrës “Zahir Pajaziti” në njërin segment do të fillojnë punimet për zgjerimin e saj.
“Përveç magjistrales, këtë vit kemi edhe projekte tjera sa i përket infrastrukturës. Kemi ndërtimin e disa rrugëve. Ndërsa, në qytet zgjerimin e rrugës kryesore të njërit segment i rrugës “Zahir Pajaziti” do të bëhet me tri korsi. Edhe me gjithë infrastrukturën nëntokësore do të hiqen shtyllat elektrike ato të telefonit do të vendosen në tokë, edhe do të jetë një rrugë e një niveli shumë të lartë” ka thënë Veliu.
I pari i komunës, Agim Veliu shtoi se në asnjë fshat të Podujevës nuk ka rrugë të paasfaltuar.
“Sot faktikisht nuk kemi asnjë fshat të paasfaltuar, deri në çdo fshat rruga kryesore shkon e asfaltuar. Jo vetëm ajo kryesore, por edhe në brendi të fshatrave disa kanë përfunduar e disa do të përfundohen këtë vit” tha ai./Llapi.info