Kreu i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit ka shtruar iftar për Këshillin e Bashkësisë Islamë në Podujevë, njofton Llapi.info

“Në respekt të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot shtrova iftar për kreun e Këshillit të Bashkësisë Islame Osman Kurtolli dhe hoxhallarët llapjanë. Ky ishte edhe një moment i mirë për t’i lartësuar e çmuar vlerat tona të mira, që ndajmë si qytetarë”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Me këtë rast, Veliu ka thënë se u konfirmua bashkëpunimi i mirë i Komunës me KBI në Podujevë./Llapi.info

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor
Image may contain: 4 people, people sitting, table, wedding and indoor
Image may contain: 8 people, people smiling, suit, wedding, table and indoor
Image may contain: 5 people, wedding, table and indoor