Agim Veliu, kryetar i Komisionit Zgjedhor, ka thënë se nuk ka shkelje të statutit me mënyrën e votimit për kryetar të LDK-së.

“Kuvendi ka vendosur të votojë Isa Mustafën me aklamacion në mungesë të kunderkandidatëve”, ka thënë Veliu.

Ai ka thënë se Mustafa nuk ka ikur nga mediat, porse gjendet ende në objektin ku i ka zhvilluar punime Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, transmeton Koha.