Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka përkujtuar tre heronjtë e kombit, në 22-vjetorin e rëniës së tyre, njofton Llapi.info

Në një postim në ‘Facebook’, Veliu ka thënë se me veprën e tyre, Zahiri me shokë janë frymëzim për ta dashur e ndërtuar atdheun, ashtu siç sakrifikuan ata për çlirimin e tij.

“Në përvjetorin e rënies së tyre, sot përkujtojmë komandantin dhe luftëtarët e orëve të para të UÇK-së, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.

Rënia në altarin e lirisë nuk është vetëm një përkujtues për periudhën e lavdishme të luftës e të historisë së vendit tonë, por edhe udhërrëfyes për të ardhmen tonë.

Me veprën e tyre, Zahiri me shokë janë frymëzim për ta dashur e ndërtuar atdheun, ashtu siç sakrifikuan ata për çlirimin e tij”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 1 person, standing, shoes and outdoor



Image may contain: 1 person, standing, shoes, tree and outdoor