Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu iu uron suksese sportistëve kosovarë të cilët po marin pjesë në Lojërat Olimpike Rio 2016, transmeton Llapi.info.

Në urimin e Veliut thuhet se parakalimi i sportistëve kosovarë të barabartë me shtetet e tjera të botës me simbole të shtetit të Kosovës është njëri nga momentet më të rëndësishme për sportin e Kosovës.

“Parakalimi sportisteve kosovarë të barabartë me shtetet e tjera të botës, duke valvitur simbolet e shtetit të Kosovës, në ngjarjen më të madhe të sportit botëror, Lojërat Olimpike, që po mbahen në Rio të Brazilit, është pa dyshim njëri nga momentet më të rëndësishme për sportin e Kosovës.

Të prirë nga Majlinda e artë, sportistët tanë na bënë krenarë qysh në prezantimin e tyre të parë, në hapje të Olimpiadës Rio2016.
Suksesi i tyre do të na gëzojë edhe më shumë, kurse talenti dhe përkushtimi që kanë sportistët tanë na bëjnë të besojmë në prezantim të suksesshëm që do të kurorëzohet me medalje.

Përgëzime e suksese për sportistët tanë!

Garim të suksesshëm!”– thuhet në urimin e Veliut.