Dega e LDK-së në Podujeva ka filluar me përgatitjet e procesit të brendshëm zgjedhor edhe në këtë Komunë, njofton Llapi.info

E gjatë ditës së sotme, kreu i kësaj partie, Agim Veliu, së bashku me Kryesinë e Degës dhe me kryetarët e nëndegëve, ka mbajtur dy takime të ndara.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, Agim Veliu, i cili ka thënë se nga këto takime qëndrimi i përbashkët ishte procesi i rregullt zgjedhor.

Sipas Veliut, synim i kësaj partie që nga këto zgjedhje është të dalë më e fortë dhe më e organizuar në këtë degë.

“Sot, në dy takime të ndara me Kryesinë e Degës dhe me kryetarët e nëndegëve, diskutuam lidhur me përgatitjet e fundit për procesin zgjedhor në Degën e LDK-së në Podujevë. Ishte qëndrim i përbashkët, që të angazhohemi të gjithë për një proces të rregullt e demokratik, duke respektuar rregullativen zgjedhore me synimin që pas procesit zgjedhor LDK-ja në Podujevë të dalë më e fortë dhe më e organizuar”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 6 people, indoor



Image may contain: 8 people, people sitting, table and indoor