Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Blakçori” në Podujevë.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Shoqatës Humanitare “Blakçori”, Lutfi Haxhiu dhe Hysni Blakçori, informuan Veliun për aktivitetet e kësaj shoqate, thuhet në kumtesën komunale, transmeton Llapi.info.

Kjo shoqatë, sipas përfaqësuesve të saj, aktivitetin e saj e ka përqendruar në ndihmë familjeve me gjendje të rëndë sociale.

Në kuadër të aktiviteteve humanitare kjo shoqatë së fundmi ka filluar ndërtimin e shtëpisë për një familje me gjendje të rëndë sociale dhe të banimit.

Gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e shoqatës “Blakçori”, Veliu i inkurajoi ata për aktivitetin humanitar dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit. Në këtë drejtim ai premtoi mbështetje për projektin e ndërtimit të shtëpisë për familjen me gjendje të rëndë sociale./Llapi.info.