Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, priti sot në një takim kryeshefin ekzekutiv të Kompanisë Regjionale të Mbeturinave (KRM) “Pastrimi”, Feim Salihu.
Gjatë këtij takimit është biseduar për funksionimin dhe angazhimin e kompanisë dhe sfidat me të cilat përballet ajo në grumbullimin dhe menaxhimin e mbeturinave, me theks të veçantë në komunën e Podujevës.
Veliu shprehu përkushtimin e tij dhe të institucioneve relevante komunale për përkrahje dhe bashkëpunim me kompaninë
“Pastrimi”, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe shtrirjes së rrjetit të grumbullimit dhe menaxhimit të mbeturinave në lokalitetet e komunës.
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi”, Feim Salihu, e vlerësoi mbështetjen e kryetarit Veliu dhe të ekzekutivit komunal në funksion të përmirësimit të kushteve të për kryerjen e shërbimeve efikase nga kjo kompani publike.
Në takim u diskutua edhe për vështirësitë në të cilat po has KRM “Pastrimi” në arkëtimin e borxheve nga konsumatorët, por edhe për çështjen e faljes së borxheve.