Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është takuar sot me zëvendëskomandantin e JRD-C të KFOR-it, nënkolonelin Juka Ranta, njofton Llapi.info.
Kjo është bërë e ditur nga një postimi Veliut në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Në takimin e tyre ata kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në Komunën e Podujevës, si dhe raportet dhe bashkëpunimin e mirë që e ka Komuna me KFOR-in.
Postimi i plotë:
Me zëvendëskomandantin e JRD-C të KFOR-it, nënkolonelin Juka Ranta, bisedova për gjendjen e sigurisë në komunën e Podujevës si dhe raportet dhe bashkëpunimin e mirë që kemi ne si komunë me KFOR-in.