Kandidati për kryetar të Podujevës Agim Veliu është takuar me punëtorët arsimit të Podujevës ku u ka thënë se krijimi i kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie do të jetë fokusi kryesor gjatë mandatit të ri.
Përmes një njoftimi në Facebook, Veliu ka përmendur investimet në arsim.
Njoftimi i plotë i Veliut
Punëtorët arsimorë, veçanërisht veteranët e arsimit llapjan, i falënderova për kontributin e tyre të çmuar në edukimin e brezave.
Krijimi i kushteve më të mira për mësimdhënie dhe nxënie do të jetë fokusi ynë kryesor gjatë mandatit të ri qeverisës.
Objektet e ndërtuara gjatë këtij mandati, ato që janë duke ndërtuar dhe planifikimet për 4-jeçarin e ardhshëm do të mundësojnë zhvillimin e procesit edukativo-arsimor sipas standardeve.
Do të vazhdojmë me pajisjen e shkollave me kabinete e laboratorë, të cilat do të ndikojnë në rritjen e cilësisë në mësim.