Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, priti në takim njoftues ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
“Në këtë takim, ministri Veliu e njoftoi ambasadorin Heldt për prioritetet e Ministrisë gjatë këtij mandati përfshirë anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe organizata tjera, liberalizimin e vizave dhe të gjitha proceset tjera që janë të rëndësishme për Kosovën.
Veliu poashtu e falënderoj ambasadorin Heldt për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe përkrahjen e madhe që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset e saj shtetformuese.
Ministri theksoi rëndësinë e madhe që Kosova dhe Gjermania të thellojnë bashkëpunimin e tyre në luftën kundër çdo krimi në Kosovë përfshirë krimet ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër terrorizmit”, thuhet në njoftimin për media.
Veliu vlerësoi se është lajm tejet i rëndësishëm për hapat që do të ndërmirren për njohjen e patent shoferëve për të gjithë qytetarët e Kosovës në Gjermani dhe shtetet tjera në zonën Shengen.
Ambasadori Heldt, fillimisht i uroi detyrën e re ministrit Veliu dhe theksoi se Gjermania do të vazhdojë të mbetet një prej mbështetësve kryesor në vazhdimin e forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.