Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu, ka pritur sot në takim ish-zyrtarë të lartë të kabinetit qeveritar gjatë mandatit të Kryeministrit Isa Mustafa, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e gjithmbarshme në Komunën e Podujevës, transmeton Llapi.info

Kryetari Veliu, me delegacioni në përbërje Valdet Hoxha, ish zv-ministër i Punëve të Brendshme, Mybera Mustafa, Nderim Gashi si dhe aktivistët e afaristët e suksesshëm në Degën e LDK-së në Prizren z.Salajdin Fanaj e Vahid Karavidaj, ka biseduar për projektet e realizuar në Komunën e Podujevës dhe planet për mandatin qeverisës katërvjeçar.

Kryetari Veliu i falënderuar mysafirët për vizitën dhe kontributin e tyre për realizimin e projekteve në Komunën e Podujevës gjatë mandatit të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Isa Mustafa./Llapi.info