Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu është vetëaksidentuar sot në rrugën nacionale Prishtinë-Podujevë, raporton Llapi.info
E për këtë aksident ai thotë se nuk ka pësuar lëndime, e që sipas tij, aksidentit ka ardhur duke shmangur përplasjen kështu edhe ka dalë matanë rrugës me veturë.
Më poshtë postimi i plotë i tij në Facebook:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se sot, në përpjekje për tu shmangur nga një aksident
kam dalë nga rruga me veturë.
Fatmirësisht aksidenti ka përfunduar vetëm me dëme materiale dhe pa lëndime
trupore.
Ju falenderoj të gjithë juve që më keni kontaktuar dhe jeni shqetësuar për
gjendjen time shëndetësore.
Ju njoftoj se jam shëndosh e mirë.
AV