I pari i komunës së Podujevës, Agim Veliu, gjatë ditës së sotme ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Podujevës, njofton Llapi.info
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Veliu ka thënë se do të angazhohet për përmirësimin e kushteve edhe më të mira për punë.
“Gjatë vizitës në Brigadën e Zjarrfikësve të Podujevës u njoftova nga afër me kushtet e punës së tyre.
Jam shumë i kënaqur që zjarrfikësit llapjanë tani punojnë në një objekt të ndërtuar sipas standardeve më të larta dhe janë të pajisur mirë me automjete për zjarrfikje.
U premtova që do të angazhohem edhe me shumë në përmirësimin e kushteve të tyre për punë efikase, por kërkova nga ata angazhim maksimal dhe disiplinë në punën e tyre me përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve dhe të pronës”, ka shkruar Veliu./Llapi.info