Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi, sot kanë inspektuar punimet në urën e fshatit Lupç të Poshtëm, njofton Llapi.info.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i Podujevës, Agim Veliu në një postim në rrjetin social Facebook. Veliu ka deklaruar se punimet në këtë urë janë në fazën finale.

“Ura më e madhe në Podujevë po ndërtohet në fshatin Lupç i Poshtëm.
Punimet janë në fazën finale dhe qarkullimi në urën e re do të fillojë së shpejti”, ka shkruar Veliu.

Image may contain: ocean, sky, bridge, outdoor and water

Ndërkohë, për ndërtimin e një ure në këtë fshat Komuna e Podujevës pati ndarë 87 mijë e 390 euro e një cent./Llapi.info