Me rastin e festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka uruar Bashkësinë Islame- Dega në Podujevë dhe gjithë qytetarët, njofton Llapi.info.

Veliu qytetarëve u ka uruar shëndet, harmoni, mirëqenie dhe sofrën plotë.

Ky është urimi i plotë i Veliut:

Mesazh i kryetarit të Komunës së Podujevës, z. Agim Veliu me rastin e festës së Fitër Bajramit
I nderuar Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Podujevë z.Bekim Jashari,
Të nderuar qytetarë,
Në këtë ditë kremteje të Fitër Bajramit, shprehim nderimin tonë për të gjithë ata besimtarë të devotshëm e të urtë, të cilët me agjërim kanë kaluar një muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, nën shenjën e mirësisë dhe të përulësisë, të sakrificës e të dashurisë për njëri-tjetrin.

Uroj dhe dëshiroj ta keni shëndetin, harmoninë, mirëqenien dhe sofrën plot.

Urime e me fat Fitër Bajrami!
Gëzuar sot e gjithmonë!

Agim VELIU