Kryetari i Podujevës Agim Veliu ka uruar myslimanët për festën e Kurban Bajramit.
Përmes një njoftimi në facebook ai ka shkruar se kjo festë simbolizon sakrificën për të mirën, përkushtimin ndaj Zotit, paqen dhe lumturinë mes njerëzve.
Urimi i plotë i Veliut:
Të nderuar qytetarë,
Të dashur miq,
Kurban Bajrami është festë e veçuar në kalendarin e festave të besimtarëve myslimanë.
Kjo festë simbolizon sakrificën për të mirën, përkushtimin ndaj Zotit, paqen dhe lumturinë mes njerëzve.
Uroj që kjo festë, ashtu siç është në esencën e saj, të sjell paqe e begati, në sofra e në zemra, dashuri e mirësi për të gjithë njerëzit.
Urimet më të mira për ju dhe familjet tuaja!