Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim boksierin Tefik Bajrami, të cilin e përgëzoi për titullin e kampionit të Evropës në boksin profesionist dhe për luftën e treguar në meçin e së shtunës që u zhvillua në Sallën e Sporteve “Hakif Zjenullahu” në Podujevë, njofton Zyra për Informim në Komunën e Podujevës, përcjell Llapi.info

“Uroj që titulli i kampionit të Evropës të jetë një hap drejt meçit për titull të kampionit të botës”, ka thënë Veliu.

Nga ana tjetër, Bajrami falënderoi kryetarin Veliu për përkrahjen e dhënë në meçin e fundit dhe në dy meçet e mëhershme të zhvilluara në Podujevë.

Në shenjë mirënjohje dhe falënderimi, Bajrami i dhuroi Veliut dorëzat me të cilat e fitoi meçin për titull të kampionit të Evropës, kurse Veliu i dhuroi atij plaketën me emblemën e Komunës së Podujevës./Llapi.info

10857845_1632374570345580_6146354707741305415_n